Lajme

Haradinaj: Shqetësuese sulmet që i bëhen mediave dhe gazetarëve dhe tendenca e pushtetit për kontroll ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 03 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e medias dhe fjala e lirë, janë vlerë e panegociueshme e demokracisë.

Haradinaj ka thënë kështu me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave.

“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Sipas Haradinajt, shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen mediave dhe gazetarëve dhe tendenca e pushtetit për kontroll ndaj tyre.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre”, është shprehur Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera