Lajme

Haradinaj pret në takim Thaçin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 04 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka pritur në takim presidentin, Hashim Thaçi para udhëtimit të kreut të shtetit në SHBA.

Shefi i Qeverisë ka njoftuar në Facebook se ky takimi është zhvilluar në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ky takim vjen pas darkës së mbrëmshme ku pos Thaçit e Haradinajt të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera