Lajme

Haradinaj për ambasadorin Walker: Sot e gjithmonë, mirënjohës për ju

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 15 January 2025

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William Walker, në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur mirënjohje të madhe.

Ai në postimin e tij, ka shkruar: “Sot e gjithmonë, mirënjohës për ju, Ambasador William G. Walker”.

-Advertisement-

Derisa për masakrën e Reçakut, Haradinaj tha se asnjëherë nuk do të ndalemi së kërkuar drejtësi.

“Asnjëherë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi – për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë!
Masakra e Reçakut mbetet plagë e thellë në historinë tonë, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit dhe krimeve serbe ndaj popullit tonë. Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me respekt të thellë para sakrificës sublime të 45 civilëve të pafajshëm, të cilët u bënë viktima të barbarisë në zemër të Evropës”, shkruan kandidati për kryeministër nga AAK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera