PDK: Rënia në indeksin e lirisë së medias pasojë e një “regjimi linçimi dhe frikësimi” nga Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 02 May 2025
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër ndaj rënies së Kosovës në Indeksin e Lirisë së Medias të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij”, ku vendi është renditur në pozitën e 99-të nga 180 shtete, më e ulëta në historinë e pasluftës, shkruan Gazeta Infokus.
Në një konferencë për media, Deliu-Kodra akuzoi Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e një “regjimi linçimi dhe frikësimi” ndaj gazetarëve dhe zërave kritikë.
“Sot, të dhënat e publikuara nga Reporterët pa Kufij e rendisin Kosovën në vendin e 99. Kjo është renditja më e ulët në historinë e Kosovës. Një rënie e turpshme, dramatike dhe alarmante: nga vendi 56 në vitin 2023, në vendin 75 në vitin 2024, për të përfunduar sot në vendin e 99-të! Dhe raporti nuk lë asnjë dyshim: për këtë katandisje është përgjegjëse qeveria e Vetëvendosjes”, u shpreh ajo.
Deliu-Kodra theksoi se liria e fjalës në Kosovë është në nivel më të ulët sesa në Serbi dhe paralajmëroi për pasojat që, sipas saj, rrjedhin nga një pushtet që synon të kontrollojë fjalën e lirë.
“Nëse dikur kemi qenë dakord me Albin Kurtin që Aleksandar Vuçiq është autokrat, sot kur Kosova renditet më keq se Serbia në lirinë e shprehjes, duhet të pyesim: Çfarë i bie të jetë Albin Kurti?”, deklaroi ajo.
Deputetja e PDK-së shtoi se qeveria aktuale po shkatërron një nga themelet kryesore të demokracisë – fjalën e lirë – përmes sulmeve të koordinuara, propagandës dhe përpjekjeve për të heshtur zërat kritikë, veçanërisht në rrjetet sociale.
“Në fund të fundit, një pushtet që frikësohet nga fjala është një pushtet që e di se nuk ka të drejtë. Dhe çdo pushtet që nuk ka të drejtë, nuk ka të ardhme”, përfundoi Deliu-Kodra.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



































