Lajme

Deda: Liria e medias që u arrit me shumë mund, u prish qëllimisht brenda një kohe të shkurtër

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 02 Maj 2025

Ish-deputeti dhe ish-politikani kosovar, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, në të cilin Kosova ka shënuar një rënie të thellë në Indeksin e Lirisë së Medias, duke u renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete, shkruan Gazeta Infokus.

Deda ka vlerësuar se kjo rënie përfaqëson një kthim prapa për së paku 15 vjet dhe ka theksuar se Kosova tashmë ndodhet në fund të renditjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Liria e medias në Kosovë shënon kthim prapa për së paku 15 vjet. Prej vendit të parë në Ballkanin Perëndimor, tash jemi të fundit në rajon. Një e arritur që është mbrri me shumë, shumë mund, u prish qëllimisht brenda një periudhe të shkurtër kohore,” ka shkruar Deda në një reagim publik.

-Advertisement-

Raporti i “Reporterëve pa Kufij” ka nxitur reagime të shumta nga gazetarë, organizata të mediave dhe figura publike, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e përkeqësuar të lirisë së shtypit në Kosovë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy