Lajme

Haradinaj njofton për prurjen më të re ne AAK

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 30 May 2021

Në kuadër të riorganizimit në degën e Vitisë, kryetari i Aleancës z.Ramush Haradinaj ka dhënë një njoftim për opinionin përmes rrjetit social Facebook.

“Sapo mora konfirmimin nga z. Labinot Bislimi për angazhimin e tij në strukturat e Aleancës. Si kuadër me përvojë në politikë, ai do të kthehet nga Franca në mbështetje të degës tonë në Viti” – ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka dhënë detajë për shkollimin e Labinotit dhe ka vlerësuar lartë familjen e tij atdhetare. Kujtojmë se Labinot Bislimi është i biri i Xhevat Bislimit, një prej veprimtarëve të hershëm të çështjes kombëtare, organizator i demonstratave kundër regjimit jugosllav, e më pas i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe në UÇK.

-Advertisement-

Në fund Haradinaj ka uruar kolegët e tij në Viti për suksese të mëtejme.

Postimi i plotë:

“Sapo mora konfirmimin nga z. Labinot Bislimi për angazhimin e tij në strukturat e Aleancës. Si kuadër me përvojë në politikë, ai do të kthehet nga Franca në mbështetje të degës tonë në Viti.
Labinoti ka diplomuar për shkenca politike e juridike në Francë. Ai rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare dhe është pjesë e Aleancës tash e një kohë.
Aleanca gjithëherë ka qenë e hapur për të dhënë mundësi për të gjithë ata që janë të gatshëm për punë dhe përgjegjësi politike.
Kolegëve tonë në Viti, ju uroj suksese të mëtejshme, si në forcimin e organizatës tonë politike ashtu edhe në zgjedhjet komunale. RH”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera