Lajme

Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit të lartë për lirinë që e gëzojmë sot

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 14 May 2023

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan në përvjetorin e tyre.

Haradinaj ka thënë se këto masakra janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin.

“Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë.

“Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera