Lajme

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është dhimbja jonë

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 08 July 2026

Ish-kryetari i Aleancës ka përkujtuar vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë që lanë jetën në ShBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim përkujtues, ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e vëllezërve Bytyqi, përcjell Klankosova.tv.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në kohën më vendimtare për Atdheun”.

-Advertisement-

Sot e çdo ditë, ndajmë dhimbjen dhe krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Dhimbja e tyre është dhembja jonë, ndërsa krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin. Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, shkroi ai./Klankosova.tv

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy