Lajme

Haradinaj kujton dy nga dëshmorët më të rinj të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 17 December 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Valon Malaj ishte vetëm 16-vjeç ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç kur ranë si sot para 21 vitesh në Gllogjan.

Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

-Advertisement-

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit.

Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Lavdi!”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera