Lajme

Haradinaj ka një propozim për rritjen e sigurisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 September 2022

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se urgjentisht duhet të krijohet Policia e Kryeqytetit për të rritur sigurinë dhe parandalimin e krimit, shkruan Gazeta inFokus.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje për kontributin e policisë për 23 vite, por theksoi se Prishtina duhet pasur patjetër një organizmin më të mirë.

“Për një kryeqytet të sigurt, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës”, shkroi Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera