Haradinaj-Hamzës: Nuk është burrni mos me marrë pagën me rritje
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 22 June 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Bedri Hamza se nuk do ta merr pagën me ngritje, ka thënë se kjo nuk është ndonjë vlerë e ministrit Hamza, pasi ai mund të jetë më vizionar dhe të jap ndihmë për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave.
Haradinaj i pyetur nga mediat, lidhur me deklaratën e ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qasja e ministrit Hamza nga njëherë është e pakuptimtë.
“Me tregu burrni me mosmarrje të pagës mundem edhe unë, nuk është aty vlefta e tij ose e imja. Edhe unë muj mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi mos me marrë pagën, por ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani edhe sikur mos të duam ne nuk kemi qare pa e respektua atë vendim, por nëse donë ministri Hamza me qenë burri më i mirë i Qeverisë dhe i Kosovës, le te ndihmon për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave, le të na përkrah në rritje të pagave, le të jetë më vizionar në këtë, por qasja e tij nga njëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se vendimi për rritjen e pagave është një vendim i përkohshëm pasi më vonë do të jetë ligji për nivelizimin e pagave, me të cilin po synohet të shkohet para për policiët, mjekët, arsimin dhe administratën.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































