Ekonomi

Haradinaj: Banka Botërore na mbajti peng mbi një dekadë për Kosovën e Re

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 12 November 2018

Inovacioni dhe ndërmarrësia janë dinjiteti i njeriut për perspektivë dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.

Kështu ka thënë sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se duke përkrahur punësimin e të rinjve, fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës.

-Advertisement-

Veseli tha se duhet punuar dhe investuar në potencialin e të rinjve kosovarë, në mënyrë që ta gjejnë veten dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Në funksion të kësaj, Veseli tha se kapacitetet dhe fondet qeveritare në mbështetje të ndërmarrësisë në Kosovë do të rriten, ngase, sipas tij, është jetike që jo vetëm njerëzit të qëndrojnë në vendin e tyre, por edhe idetë e mira dhe projektet që sjellin zhvillim, të cilave duhet krijuar kushte që këtu të gjejnë aplikim.

“Perspektiva e vendit dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide të cilat janë inovatore. Si dhe nga ndërmarrësia, nga iniciativa e lirë private dhe nga kapitalizmin modern. Ne tradicionalisht, edhe nga e kaluara asnjëherë nuk kemi pasur përkrahje të shtetit, në mënyrë qenësore që me na mbajt gjallë dhe për me mbajt më të zhvilluar ekonominë tonë. Përmes iniciativës private, kemi arritur të mbijetojmë edhe okupimit”, tha Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova garon me vendet e zhvilluara për të bërë biznes dhe posedon ligje të avancuara për këtë sektor, por sipas tij, Kosova ka një hendikep mungesën e energjisë elektrike, ngase bizneset humbin qindra milionë euro për mungesë të energjisë.

Kryeministri Haradinaj ka fajësuar edhe Bankën Botërore për mbajtjen pen g të projektet të TC Kosova e re. Mirëpo, Haradinaj dhe se ky projekt prej 13 miliardë dollar është në opsion që të realizohet.

“Hendikep e kemi energjinë. Për të bërë biznes në Kosovë kemi edhe disa hendikepe të tjera. Të flas një herë për energjinë, jemi në pozicion të vështirë. Bizneset ën Kosovë humbin mbi 300 milionë euro në vit nga gjendja në energji. Neve na kanë mbajtur peng për mbi një dekadë dhe na janë vonuar investimet në energji nga Banka Botërore, e cila na ka vonuar shumë dhe në fund është tërhequr nga investimi në energji, por fatmirësisht një projekt për energji dhe për furnizim të qëndrueshëm me energji ende është në opsion. Mendoj se do të kemi në Kosovë investimin më të madh në energji 1.3 miliardë dollar nga një investitorë amerikan, ‘Contour Global’�€ , ka theksuar Haradinaj.

Problem tjetër sipas kryeministrit është rendi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka thënë se ndërmarrësia duhet të jetë burim i pashtershëm i krijimit të vendeve të reja të punës.

“Ndërmarrësia duhet të jetë promotor i zhvillimit ekonomik i vendit. Duhet të jetë burim I pashtershëm I krijimit të vendeve të reja të punës. Duhet të jetë burim i ideve, të cilat i ndihmojnë në nderim të imazhit jashtë. Ndërmarrësia duhet të jetë edhe mundësi unike për gjithë përfshirjen e shoqërisë kosovare në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi”, theksoi Zeka.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), Uranik Begu, tha se këtë vit me një numër rekord të aktiviteteve, mbi 60 sosh po niset kjo javë në institucionin më të lartë vendimmarrës, në Kuvendin e Kosovës.

Një fjalë para të pranishmeve e mbajti edhe Colleen Hyland, e ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila theksoi rëndësinë e ndërmarrësisë dhe krijimin e kushteve për këtë sektor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera