Lajme

Hapet tenderi për rrugën Prishtinë-Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 09 January 2023

Ministria e Infrastrukturës ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, përmes një postimi në Facebook.

Vlera e projektit është 38 milionë euro.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pas përfundimit të shpronësimeve, hartimit të projektit dhe alokimit të 15.7 milionë eurove shtesë nga Qeveria, janë shpallur të gjitha llotet e rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Ndërtimi i kësaj rruge kishte nisur në vitin 2018, ndërsa punimet kishin ngecur për shkak të problemeve me shpronësim të pronave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera