Lifestyle

Hapet maja e Koloseut (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 06 October 2017

Autoritetet romane kanë hapur për herë të parë pas shumë dekadash majën e Koloseut, duke u mundësuar vizitorëve që të shijojnë ndjesinë e të qënurit plebe.

Bëhet fjalë për pjesët fundore të arenës gjigante, e cila shërbente për publikun që nuk ishte në gjendje të paguante çmimin e majmë të biletave në radhët më pranë fushës, ku gladiatorët ndesheshin mes njëri-tjetrit dhe me kafshët nga më të rrezikshme.

Pesë katet e fundit të amfiteatrit gjigant ishin të rezervuara për plebejtë, shtresa më e ulët e shoqërisë në Perëndorinë Romake.

-Advertisement-

Hapja e këtyre shkallëve për vizitorët do të ndodhë nga 1 nëntori, por jo pa kufizime. Autoritetet thonë se turistët do të mund ta vizitojnë këtë pjesë në grupe jo më shumë se 25 veta njëkohësisht.

Koloseu është destinacioni kryesor i turistëve në Itali dhe çdo vit vizitohet nga më shumë se 6 milionë njerëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera