Përse keni fobi nga qeni apo macja?

Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 16 January 2025
Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund të duket e paimagjinueshme frika ndaj një qeni apo maceje, por ajo është më e përhapur nga sa mendoni.
Është një lloj specifik fobie dhe një gjendje shumë me e zakonshme nga sa mund të mendojnë ata që “i adhurojnë kafshët shtëpiake”, p.sh: njerëzit që kanë frikë nga qentë mund të kenë “cynophobia” (“cyno” – qeni dhe “phobia” – frikë, në gjuhën greke).
Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, rreth 19 milionë amerikanë vuajnë nga një fobi specifike, që është një “frikë e tepruar dhe e paarsyeshme në prani të një objekti, vendi apo situate të caktuar.”
Frika nga kafshë të caktuara shtëpiake është një nga fobitë më të zakonta, prandaj nuk ka asgjë që nuk shkon me ju, nëse e ndjeni veten pjesë të kësaj kategorie. Sidoqoftë, ka një sërë arsyesh që mund t’ju kenë çuar aty.
Si zhvillohen fobitë:
Pjesa më e madhe e fobive fillojnë në fëmijëri ose adoleshencë, thotë Dr.Mike Vasey, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Ohio-s.
Ekzistojnë disa skenarë që mund të jenë shtysa për fobi:
– Një përvojë e drejtpërdrejtë ose një ngjarje traumatike, siç është kafshimi i qenit apo edhe një qen shumë miqësor që hidhet papritur mbi një fëmijë dhe e gjen atë të papërgatitur.
– Ndonjëherë fëmijët marrin sugjerime nga prindërit/gjyshërit e tyre: Nëse ata shohin se mamaja e tyre ka frikë nga qentë, kjo frikë zhvillohet edhe tek ata, me kalimin e kohës. Mjeku Vasey, thotë se ndonjëherë, gjithçka mjafton për të shkaktuar një fobi është që një i rritur i besuar t’i thotë një fëmijë se qentë apo macet janë të rrezikshme.
– Mbase jeni rrethuar gjithnjë nga njerëz që edhe pse nuk i kanë frikë, kanë një ndjesi urrejtjeje ndaj kafshëve shtëpiake dhe biseda me to, ju ka bërë të mendoni se këto kafshë janë vërtetë kaq të rrezikshme dhe të pakëndshme.

Të tjera
-
10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi
Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes ...
-
BBC dhe AP raportojnë për zgjedhjet në Kosovë: Kurti fiton, por s’e ka shumicën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallë fitoren e partisë së tij në z...
-
Fyerjet e opozitës nga Kurti, Çitaku: Çfarë shfaqje e turpshme e kryetarit të VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit ...
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...
-
Qindra përkrahës të VV-së mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në pritje të Albin Kurtit
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skënderbeu...