Handikos mirëpret pagesat për paraplegjik dhe tetraplegjik
Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 27 January 2018
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar pagesat e pensioneve për tri kategori përfituese të skemës pensionale, për paraplegjik dhe tetraplegjik, për pensionet familjare dhe ato invalidore të punës. Për herë të parë, kategoria e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve do të jenë përfitues te skemës pensionale që ndahet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Një nga shqetësimet e para pas marrjes së detyrës të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka qenë mos zbatimi i këtyre tri skemave, andaj është angazhuar maksimalisht për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që këto kategori ti gëzojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj.
Ndonëse, ka gati gashtë vite që kanë pritur për këtë ligj, procedimi i pagesave që është bërë tani është vlerësuar si një arritje e madhe për mirëqenien e këtyre grupeve.
Drejtori i Shoqatës së Handikos-it, Afrim Maliqi për Indeksonline, ka thënë se përmes këtyre pagesave do të mbulohen shërbimet e nevojshme, si dhe të paguajnë ndonjë kujdestar, apo përcjellës.
“E vlerësojmë si një arritje dhe ndikim shumë i mirë te mirëqenia e këtyre grupeve dhe familjeve në përgjithësi, meqenëse kjo mbështetje financiare apo ky ligj komplet nënkupton kompensimin e shërbimeve të domosdoshme në muaj për shkak se asnjë shërbim, këto grupe nuk marrin prej institucioneve shtetërore. Me këto pagesa tash edhe familjet lirohen sepse deri me sot këto grupe u deshtë me angazhu një deri në dy anëtar të familjes të atij personi paraplegjik ose tetraplegjik, njëkohësisht nuk kanë mundësi ata me pas angazhim tjetër, vetëm sa është varfëruar edhe ma tepër jeta e tyre”, ka thënë Maliqi.
Sipas tij, përfituesit e këtyre pagesave janë shprehur të kënaqur me ndarjen e mjeteve.
“Këta persona e kanë mirëprit pagesën, sepse po bëhet viti i gjashtë që ky ligj është iniciuar por vetëm tek tani kanë nisur pagesat për ta”, është deklaruar Maliqi për Indeksonline.
Për këto tri skema të reja, të dala nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti, janë parashtruar kërkesat e para që nga muaji mars 2017, ndërsa nga muaji janar i të njëjtit vit ka filluar edhe implementimi i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...