Ekonomi

Hamza priti në takim ambasadoren greke Chryssoula Aliferi

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 19 October 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë takim, ministri Bedri Hamza e njoftoi ambasadoren Chryssoula Aliferi për zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, me theks të veçantë për përgatitjen e Buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe takimet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

-Advertisement-

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Aliferi për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.

Ndërsa, ambasadorja greke Chryssoula Aliferi e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera