Rozë

Halle Berry: Sipas mediave, jam në lidhje me 100 persona

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 21 June 2017

Halle Berry nuk po lejon që thashethemet e mediave sociale të ndikojnë në jetën e saj personale.

Fituesja e Oscarit u shfaq të martën në festivalin e Kanës në Francë ku edhe foli për platformat e saj të ndryshme të komunikimit me fansat dhe se si interneti mund të përhapë shpejt thashethemet rreth jetës së saj personale.

“Nëse unë jam duke darkuar me një mik dhe një njeri vjen dhe kërkon një fotografi me mua, unë gjithmonë do të them, ‘Sigurisht!’. Por atëherë ai person vendos foton në mediat sociale sikur unë të jem duke darkuar po me atë person, dhe papritmas jam në lidhje dashurie me 100 vetë. Duket pak budallaki por unë mendoj se kjo është frustruese lidhur me mediat sociale”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova,

-Advertisement-

Aktorja ka thënë poashtu se ajo është duke lansuar Halleworld, një faqe e fansave që ajo e kishte hapur në vitin 2000.

Në këtë faqe ajo do të komunikojë me fansat e saj, për të cilën ajo ka thënë se shpreson se do të jetë një forum i hapur ku ndodhin biseda interactive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera