Lajme

Halimi mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën: S’ka më fuqi partiake që mbyllë media

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 21 June 2023

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Halimi tha se ky është lajm i mirë, pas sipas saj, në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe siç tha ajo, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.

“Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota”, tha Halimi, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera