Lajme

Halil Berisha ngre alarmin: Profile të dyshimta po nxisin dhu*në dhe përçarje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 11 September 2026

Eksperti i çështjeve kibernetike, Halil Berisha, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një operacion të organizuar të profileve të rreme dhe të dyshimta në rrjetet sociale, të cilat, sipas tij, po përdoren për të nxitur dhunë, përçarje dhe dezinformim në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Berisha përmes një postimi në, “Facebook”, thotë se aktiviteti i këtyre profileve është intensifikuar në periudhën kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas tij, nga analiza e bërë në kuadër të një hulumtimi janë identifikuar metoda veprimi të ngjashme me ato që, sipas tij, janë përdorur më herët nga inteligjenca ruse në fushata për ndikim dhe përçarje, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

“Profile falso, të dyshimta, kanë filluar një operacion të organizuar për të nxitur dhunë e përçarje në Kosovë. Këto janë intensifikuar tash në kohën kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë. Metodologjia e tyre e veprimit është shumë e ngjashme”, ka deklaruar Berisha.

Ai pretendon se bëhet fjalë për një formë të luftës hibride dhe kibernetike, ku profile të ndryshme veprojnë në mënyrë të koordinuar duke shpërndarë dezinformata, postime dhe komente, kryesisht në faqet e mediave dhe të personave me ndikim.

“Kohëve të fundit, kjo luftë hibride e kibernetike është bërë prezente dhe koordinohet nga “troll farms” që shpesh është dëshmuar për origjinën e tyre në Rusi dhe vendet mike të saj sikurse Serbia. Këto profile në mënyrë të koordinuar dezinformojnë dhe postojnë e komentojnë kryesisht nëpër media dhe persona me ndikim. Nga analiza e bërë për hulumtimin e këtyre profileve janë gjetur mënyra veprimi të cilat janë përdorur nga inteligjenca ruse për kampanja ndikimi e përcarjeje.”, ka shkruar ai.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj përmbajtjeve dhe thirrjeve të dyshimta që qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar edhe vëmendjen e institucioneve të Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy