Lajme

Haki Abazi flet për inçizimet, përmend mostrat e Astrit Deharit dhe tre deputete të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 16 February 2023

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpalosur detaje lidhur me audio dhe video inçizimet për të cilat foli në konferencën e sotme në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Abazi tregoi se janë tre deputete të VV-së të përfshira në audioinçizime, ku tha se flitet se cilëve deputetë tjerë të mos ju jepet fjala në Kuvend.

“Mua më vjen keq që kushdo prej tyre ka kualifikuar e menduar që ka të bëj me pozitën e kryetarit të Komisionit. Në audioincizime është Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali. Kur zonja Bogujevci harron me fik mikrofonin dhe flet hapur për koordinimin me Mimoza Kusarin dhe Dejona Mihalin. Kjo ka të bëj me atë se kujt mos me ja dhënë fjalën, pra deputetëve, konkretisht mua. Unë kam instistu brenda disa herë”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Sa i përket videoinçizimeve, ai tha se lidhen direkt me humbjen e mostrave të Astrit Deharit. Sipas tij, në Institutin e Mjekësisë Ligjore ekzistojnë kamera 24 orë, dhe që s’është e mundur të mos ketë filmime edhe mbi fajtorin e zhdukjes së mostrave.

“Videoincizimet kanë të bëjnë me idenë që është një rast i rëndë në shoqërinë tonë, jo i vetmi. Por ky, i zotit Astrit Dehari është një ndër më të rëndët, që përbrenda përkufizimit duhet të sqarohet deri në fund që t’i hiqet barra shoqërisë tonë, drejtësisë tonë dhe politikës tonë. S’kam bërë asgjë më shumë e as më pak që kjo të hiqet si çështje nga arena politike. Nuk ka institut më të rëndësishëm në ombrellën e drejtësisë se IML që mbulohet me kamera dhe aty duhet të përfundojë fakti se si janë zhdukur ato mostra”, tha ai.

“Unë s’i kam parë ato filmime. Më është thënë, dhe është e qartë që ky Institut monitorohet nga kamerat që incizojnë 24 orë dhe s’është e mundur mos të ketë filmime për hyrje/daljet. Këto video-incizime e përfundojnë sagën se kush i zhduku mostrat”, tha ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, gjë kjo që do të zhvillohet me 21 shkurt, të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera