Lajme

Hakerat iranianë publikojnë patentat e shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 28 November 2022

Pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë dhe herë pas here publikimeve të të dhënave private, këtë herë hakerat kanë publikuar një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë.

Prej një viti Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë kanë qenë target e sulmeve kibernetike iraniane, ku janë publikuar rrogat, numrat e telefonit, targat dhe të dhëna përsonale.

Ndërokohë pas sulmit në sistemin TIMS nnë pikat kufitare të vendit, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke i bërë ato fajtor për sulmin.

-Advertisement-

Gjithashtu kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve onlinë në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi pasi nga veprimet hetimore, ka faqet që publikojnë të dhënat kanë IP (Internet Protocol) në këto tre shtete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera