Hakan Sukur, nga futbollist i famshëm në Turqi, në shofer taksie në SHBA: Erdogan më mori gjithçka
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 14 January 2020
“Erdogan më mori gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë”. Nga flamuri i kombëtares turke në shofer taksie për kompaninë ‘Uber’, rrugëve të Washington dhe shitës librash.
Është kjo historia e trishtë e futbollistit legjendar turk, Hakan Sukur, ish-sulmues, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipet italiane të Inter, Torino dhe Parma.
Është vetë Sukur ai që denoncon gjendjen e tij aktuale në SHBA, gjatë një interviste për gjermanen ‘Welt am Sonntag’, ku shkatërrimin e tij ia atribuon opozitarizmit të tij ndaj Presidentit turk Recep Taiyp Erdogan, gjë që i kushtoi “ngrirjen” e të gjithë pasurisë së tij në Turqi.
Pasi u shkëput nga futbolli në vitin 2008, Sukur u përfshi në politikë me partinë e Erdogan dhe në vitin 2011 u zgjodh në parlament. Por në vitin 2016 ai u akuzua për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar dhe se ishte afruar me Fetullah Gulen, ish-aleat dhe më pas armik i Erdogan, shkruan noa.al.
“Grusht shteti? I kam bërë gjithmonë gjërat sipas ligjit. Nuk jam as tradhtar dhe as terrorist. Jam një armik u qeverisë, por jo i kombit, unë e dua vendin tim. Kur u largova në vitin 2015, më burgosën tim atë dhe më sekuestruan çdo pasuri. Prindërit e mi janë me kancer dhe unë nuk mund të kthehem që ti takoj. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan i mori të gjitha, lirinë time dhe të drejtën e shprehjes. Dyqani i time shoqeje u sulmua nga vandalët, fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë dhe unë kam marrë kërcënime pas çdo interviste që jepja”, shprehet Sukur.
Të tjera
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...