Lajme

Hajra: Revolta në LDK aktualisht nuk ka lider në krye të saj

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 15 July 2026

Ish-kandidati për deputet nga LDK-ja, Naim Hajra, ka deklaruar se iniciativa e fundit brenda partisë që të shkarkohet Lumri Abdixhiku, nuk udhëhiqet nga një figurë konkrete politike.

Në Debat Plus, Hajra e ka krahasuar këtë situatë me protestat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk kanë një lider në krye.

“Le të themi që iniciativa aktuale mund të krahasohet me protestat në Shqipëri, një revoltë e cila nuk e ka një lider në krye. Edhe revolta në LDK aktualisht nuk ka një lider në krye të saj”, ka deklaruar Hajra.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për rezultatin zgjedhor të LDK-së, duke thënë se partia do të duhej të renditej e dyta në zgjedhje që rezultati të konsiderohej sukses.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy