Lajme

“Hajni” vodhi kanalet e Artmotion, zotohet që s’i merr më

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 08 July 2022

Sinjalet televizive që i lëshoi nga një objekt në Ferizaj, Betim Abazi, në formë të IPTV-së, nuk është se i bëri në formë të duhur.

Ai nuk pati licencë për të gjitha kanalet që ofroi. Kështu bëri edhe me disa kanale të Artmotion.

Duke parë çfarë po bënte, kjo Artmotion ndërmori hapa ligjorë ndaj Abazit, që siç thuhet, bënte shpërndarje të pa autorizuar të sinjaleve televizive.

-Advertisement-

“Nga monitoruesit e Artmotion në terren është konstatuar se personi fizik është duke e transmetuar TV kanalet e platformës si “operator ilegal” pa marrëveshje dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin dhe Rregulloren 2020/01 në fuqi”, thuhet në ankesën e bërë nga kjo platformë.

Artmotion si shpërndarës legal, u ankua edhe në Komisionin e Pavarur për Media, ku mori përgjigje pozitive, pas konstatimeve që u bënë edhe në terren.

“Zyra Ekzekutive e KPM-së, me qëllim të vërtetimit të pretendimit ankimor ka dalë në terren për të realizuar një monitorim në Ferizaj, dhe bazuar në raportin e monitorimit të datës 29 qershor 2022, ka gjetur se B.A është duke ofruar shërbime audiovizuale pa licencë të KPM-së”, thuhet në përgjigjen e KPM-së.

Se bëri vjedhjen e kanaleve për të cilat ka të drejta Artmotion, e konfirmoi edhe vetë Abazi. Ai tha se tashmë e ka ndërprerë këtë aktivitet dhe shtoi se nuk do ta bëjë më as në të ardhmen.

Në policinë e rajonit të Ferizajt thanë se nuk ka ndonjë rast të hapur për Abazin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera