Lajme

Hajnat i hyjnë prishtinasit në shtëpi, gjuajnë edhe me armë zjarri

Autori: Ermirë Berisha 09:41 | 16 July 2022

Dy persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin në një shtëpi Prishtinë, ku edhe kanë shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas pronarit të shtëpisë ata kanë ikur menjëherë, e në ikje  kanë shtënë me armë në ajër.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka sekuestruar dy gëzhoja.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, rasti nën hetime”, ka raportuar Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera