Guvernatori Ismaili takoi Përfaqësues të Thesarit të SHBA-së
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 20 September 2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Mathew Haarsager. Diskutimet u përqendruan mbi gjendjen makroekonomike të Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe iniciativat e ndërmarra nga BQK-ja në përputhje me Planin e saj Strategjik 2024-2028.
BQK ka thënë se guvernatori Ismaili nënvizoi stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke vënë në pah performancën e qëndrueshme të sektorit, përfshirë normën e ulët të kredive jo-performuese dhe nivelin e lartë të kapitalizimit.
“Gjatë takimit, Guvernatori i BQK-së i shprehu mirënjohjen, Haarsager për mbështetjen thelbësore të ofruar nga Departamenti i Thesarit amerikan. Ai theksoi përfitimet nga projektet e ndryshme të përkrahura nga Thesari i SHBA-së, të cilat kishin synim zhvillimin e tregut të obligacioneve qeveritare, krijimin e infrastrukturës së nevojshme të tregut dhe lehtësimin e iniciativave të tjera që avancojnë sistemin financiar të Kosovës.
Gjithashtu, u diskutuan bashkëpunimet aktuale të mbështetura nga USAID-i, të cilat kanë qëllim krijimin e një kornize dhe infrastrukture të qëndrueshme të tregut të kapitalit. Këto projekte janë jetike për promovimin e stabilitetit financiar dhe rritjes ekonomike të Kosovës, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përgjigje të nevojave të tregu”, thuhet në njoftim.
Guvernatori Ismaili ritheksoi rëndësinë e partneriteteve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës. “Angazhimi me Thesarin e SHBA-së ka për synim forcimin e më tejmë të marrëdhënieve dhe promovimit të një mjedisi të qëndrueshëm financiar në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Tutje bëhet e ditur se të dy palët në mbyllje të takimit rikonfirmuan zotimin për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje ...
-
Zjạrr në një banesë në Shkodër, dyshohet se brenda ndodhet një grua
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj në Shkodër. Euronew...
-
Faruk Mujka i VV-së e krahason KTV-në me Sputnikun, reagon AGK
Kryshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes V...
-
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë...
-
Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ...
-
Bie qeveria në Francë
Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë ...
-
Analiza e akademikut grek: 28 Nëntori i shqiptarëve duhet të festohet zyrtarisht edhe në Greqi
Akademiku grek, Dimitris Christopoulos, ka propozuar që festa e 28 Nëntorit t...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor...
-
Kurti takon Komisioneren për Zgjerim të BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e...
-
Limaj e Lushtaku nga Skënderaj: Angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë e plotë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri t...
-
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për raportet rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë të enjten në mbrëmje, më 5 ...
-
Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e...