Lajme

Gucati e Haradinaj shpallen të pafajshëm për vetëm një pikë të aktakuzës

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 17 August 2022

Gjykata Speciale ka publikuar sot në gjuhën shqipe versionin e redaktuar të aktgjykimit të shpallur me 18 maj 2022 ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Ndër të tjera në këtë aktgjykim prej 357 faqeve ne pjesën e veprave për të cilat akuzohen, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë shpallur të pafajshëm nga trupi gjykues për veprën “Hakmarrje” për të cilën akuzoheshin.

Në aktgjykim thuhet se “Trupi Gjykues e shpall z. Haradinaj TË PAFAJSHËM për Pikën 4, Hakmarrje” dhe po ashtu edhe Gucatin, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa pika 4 në këtë aktgjykim theksonte se Haradinaj e Gucati ndërmorën ose tentuan të ndërmarrin veprime të dëmshme kundrejt dëshmitarëve me synim hakmarrjen për dhënien e informacionit të vërtet në zyrën e prokurorit të specializuar.

“ZPS-ja pretendoi se, gjatë periudhës së Aktakuzës, të akuzuarit dhe ndihmësit e tyre ndërmorën ose tentuan të ndërmerrnin veprime të dëmshme kundrejt dëshmitarëve me synimin për t’u hakmarrë për dhënien ZPS-së të informacionit të vërtetë lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprave penale. 1268 Sipas Aktakuzës, ata e bënë këtë duke përdorur të njëjtat mjete dhe përmes të njëjtave veprime që pretendohet se kanë lidhje edhe me Pikën 3”, thuhet ndër të tjera në pikën 4, për të cilën Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm.

Ndërsa për pikat e tjera të aktakuzës, Gucati e Haradinaj janë shpallur fajtorë nga trupi gjykues në Hagë, derisa janë dënuar me 4 vite e gjysmë burgim./Gazeta Infokus/

Akgjykimin e plotë e gjeni këtu. 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera