Sport

Guardiola për portierin e Kosovës: Muriqi është i jashtëzakonshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 18 December 2018

Aro Muriq, që prej ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve mbron ngjyrat e Kosovës, është heroi i sotëm i Manchester City

Portierit të Kosovës sot i është brohoritur emri në tribunat e tifozëve mysafirë në King Poëer Stadium dhe portieri kosovar e ka shijuar këtë pasi që edhe bashkëlojtarët e tij e kanë ngritur atë mbi duart e tij.

Muric në këtë ndeshje priti dy penallti, penalltinë e Maddison dhe atë të mbrojtësit turk Soyuncu, duke dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale.

“Sezonin e kaluar Claudio (Bravo, v.j) ishte i jashtëzakonshëm, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”, ka thënë strategu spanjoll Pep Guardiola pas ndeshjes dhe pritjes së Muriqit të dy penalltive.

-Advertisement-

Kujtojmë se sivjet, Aro Muriqi ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup të Manchester City derisa është në rolin e portierit të dytë.

Aro Muriq pritet që të paraqitet edhe në ndeshjet e FA Cup që City pritet ti zhvillojë gjatë muajit janar, por edhe në Carabao Cup ku City do të luaj në dy gjysmëfinale po ashtu gjatë muajin janar të vitit 2019./Gazeta Exxpres/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera