Sport

Guardiola para derbit me United: Më vjen keq që tifozët nuk do të jenë të pranishëm

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 12 December 2020

Sot zhvillohet deri i Manchesterit mes Unitedit dhe Cityt, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Old Traffordi’ do të mirëpres këtë duel më fillim nga ora 18:30, pa praninë e tifozëve.

Pikërisht për këtë, në një intervistë për media ka folur trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola, i cili ka shprehur keqardhjen e tij pwr mungeswn e tifozwve nw stadium pwr kwtw super ndeshje.

-Advertisement-

“Nuk është një ndeshje me eliminim direkt, në lojë janë vetëm 3 pikë. Sigurisht që derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme, kjo edhe prej cilësisë së madhe që kanë kundërshtarët tanë”.

“Këtë periudhë do të luajmë shumë ndeshje, objektivi ynë është ti fitojmë të gjitha. Më vjen keq për mungesën e publikut, do të ishte bukur të luanim me tifozë”, ka thwnw tekniku spanjoll./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera