Sport

Guardiola i del në krah Artetës: “Arsenali gabon nëse e shkarkon”

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 23 December 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardioa, i ka dalë në krah ish ndihmësit të tij, Mikel Aretas, shkruan Gazeta inFokus.

Arteta nuk është duke kaluar formë aspak të mirë këtë edicion me Arsenalin, pasi aktualisht gjendet në pozitën e 15-të në tabelë.

Situata e teknikut spanjoll në ‘Emirates’ është komplikuar shumë, madje është përfolur edhe për një shkarkim të mundshëm.

-Advertisement-

Por, kundër kësaj ka dalë Guardiola, i cili ka thënë se është gaim nëse Arteta do të shkarkohet.

“Ata do të bëjnë gabim të madh nëse e shkarkojnë Artetën. Jam shumë i sigurt se do të kenë besim tek ai”.

“Unë e kuptoj që analistët i analizojnë rezultatet. Por unë kam qenë me të për shumë vite dhe e di cilësinë e tij të jashtëzakonshme si njeri dhe veçanërisht si menaxher, se si ai është i përfshirë në gjithçka. Është thjesht çështje kohe para se ai të fillojë të bëjë mirë”, ka deklaruar Guardiola.

Ndeshjen e radhës Arsenali e luan të shtunën ndaj Chelseat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera