Sport

Guardiola frikësohet se Reali mund t’ia rrëmbejë Brahimin (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 15 September 2017

Guardiola nuk është i sigurt se Man City mund ta ndalojë Realin ta transferojë Brahimin.

Spanjolli 18 vjeçar, Brahim Diaz, shihet si një ndër talentet më premtues në Evropë, pasi shkëlqeu me Manchester Cityn në parasezon.

Për lojtarin raportohet se ka shprehur interesim Real Madridi. trajneri i klubit anglez, Pep Guardiola, nuk është i sigurt se mund ta ndalojë këtë transferim.

-Advertisement-

City arriti ta ndalë mbrojtësin 19 vjeçar, Tosin Adarabioyo, duke i ofruar kontratë te re, por humbi talentin, Jadon Sanchon te Borussia Dortmundi pavarësisht se klubi anglez i ofroi kontratë profesionale me të cilën do të përfitonte 30 mijë funte në javë.

“Ne e duam atë, por sot tregu është shumë më ndryshe dhe nuk e dimë nëse mund të kontrollojmë dëshirën e klubeve tjera”, tha Guardiola kur u pyet për interesimin e Real Madridit.

“Ne kemi folur me të disa herë dhe ai është i vendosur të qëndrojë dhe të luajë për Manchester Cityn sepse City i ka dhënë mundësin të luajë në nivele të larta”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Diaz gjatë verës i ka shënuar gol të bukur Real Madridit në miqësoren që u zhvillua në Amerikë, ku triumfoi Manchester City.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera