Sport

Guardiola: Arsenali kërkoi shkëmbimin Sterling-Sanchez, por u thashë se nuk ka shanse

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 08 September 2017

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për disa prapaskena interesante që kanë ndodhur në fund të afatit kalimtar veror.  

Klubi nga Etihad Stadium dhe trajneri Guardiola kishin vendosur Alexis Sanchez në listën e dëshirave për transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë, transferimi i tij nuk ka ndodhur edhe pse ishte shumë afër në ditën e fundit.

-Advertisement-

Guardiola gjithashtu ka treguar një prapaskenë ku Arsenali i ka kërkuar shkëmbimin e Sanchezit me anglezin Raheem Sterling.

“Arsenali donte të bënte një shkëmbim me Raheem”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ata folën me mua dhe iu thashë se nuk ka asnjë shans të ndodh ky shkëmbim”, përfundoi trajneri spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera