Kulturë

Grupet legjendare të rockut shqiptar gati për ta ndezur Prishtinën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 06 September 2019

Përgjatë dy netëve, më 6 e 7 shtator Prishtina do të presë disa prej grupeve legjendare të rockut shqiptar.

Grupet si “Vini e Veni”, “Gillespie”, “Purgatory”, “Grupi 403” e “Elita 5”, do të performojnë në këtë organizim dy ditor, shkruan Gazeta inFokus.

E në disa fotografi, shihet se disa prej grupeve tashmë janë bërë gati për ta ndezur Prishtinën si pjesë të festivalit Rock United.

-Advertisement-

 

 

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Biletat në Prishtinë mund të blihen në Rockuzine, Dit’ e Nat’, MIQT Pub, Deck, Papillon, Rave Travel (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti), kurse në Prizren mund të blihen në Bar Aca, Ferizaj – Check In Bar, Gjilan – Te Papaku, Mitrovicë – Museum Pub dhe Therandë – Rock Hard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera