Lajme

Gruaja nga Malisheva e bën për spital burrin e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 29 December 2022

Një grua është arrestuar të mërkurën në Malishevë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin saj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Derisa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera