Rajoni dhe Bota

Gruaja e të famshmit:“ Ai më trajtonte si plehrë”

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 01 October 2020

Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e ish-shefit të Renualt në “F1”, Flavio Briatore, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre. Në një prononcim dhe deklaratë nga “Grande Frattello VIP”, ku ajo ndodhet, Gregoraci tha se Briatore nuk i kushtonte vëmendje, e trajtonte si plehrë dhe se madje në ditën e varrimit të mamasë së saj, i kishte kërkuar të shkonin në diskotekë.

Flavio më linte pas dore, nuk më kushtonte shumë vëmendje. Kulmi arriti ditën kur më vdiq mamaja. Mes dhimbjes së madhe, pasi gjithçka u transmetua edhe në media, ai më kërkoi ditën që unë kisha varrosur mamanë, të shkonim në inagurimin e një diskoteke. Unë kam qenë gjithmonë pranë tij kur ka pasur nevojë, por ai më lëndoi,”– tregon Elisabetta.

-Advertisement-

Por ‘Bossi’ i Renault ka një tjetër version. Ai ka treguar se në fakt Elisabetta ka kaluar mjaft mirë me të dhe se ai është treguar shumë më tepër bujar seç duhet.

“Elisabetta kërkon të jetë e pavarur? Mirë do ishte të hiqte dorë nga ato që ka përfituar nga unë. Kalonte dy muaj në vit pushime në Sardegna. I vija në dispozicion avion privat, shofer, badigard. I kam blerë shtëpi në Montecarlo, Londër, Romë. Nuk e di nëse këto të ndihmojnë të jesh i lumtur, por ne u ndamë sepse kishte marrë fund, s’ka nevojë për drama. Avokati im madje më tha se u tregova shumë bujar me të, pas divorcit. Por unë i thashë se ajo është mamaja e djalit tim, duhet të jetojë e qetë, pa vuajtje,”- u shpreh ai, siç shkruajnë mediat italiane.

Dyshja kanë qenë shumë herë në qendër të vëmendjes që pas amrtesës së tyre, për shkak të diferencës në moshë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera