Gruaja e Nasim Haradinajt akuzon mjeken e QKUK-së: Ma stimuloi kancerin duke e shpërthyer një gjëndër në gji
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 06 October 2022
Betejat më të vështira në jetë ndonjëherë kthehen në fitore.Ato i japin jetës një rrjedhë krejt tjetër.
Me fitore triumfoi edhe Gjejlone Haradinaj, kur iu desh të ballafaqohej në një betejë të ashpër me kancerin.
Përveç dhimbjeve të shumta që ia shkaktonte sëmundja, ajo e pati të vështirë për çdo gjë.
Një javë para se ta kuptonte që vuan nga kanceri i gjirit, motra i vdiq pikërisht nga kjo sëmundje.
Por edhe më të vështirë e bënte situata kur të gjitha lajmet e vështira i ndante me fëmijët, pasi që bashkëshorti i saj Nasim Haradinaj tashmë ndodhej në Hagë pas arrestimit.
Gjejlone Haradinaj tregon për gjithë betejën që pati me këtë sëmundje, pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit, derisa hedh edhe kritika në adresë të mjekes kosovare, që sipas saj nuk arriti t’ia zbulonte sëmundjen me kohë.
“Në gusht të vitit 2020 e kam vërejt që e kam një gjëndër, edhe e kam ditë që menjëherë duhet me reagu sepse e kam pas gjendjen në familje, dhe vet kam punuar si infermiere në Suedi, edhe i kam thanë Nasimit duhet menjëherë me shku me bo një mamografi dhe një ultrazë. Të nesërmen menjëherë kemi shkuar në Prishtinë me Nasimin. E kemi bë mamografinë dhe ultrazërin. Kanë qenë dy radiologe aty që më kanë kqyr dhe kanë thënë që nuk është asgjë, është vetëm një cistë. U shlirova, dhe kur më thotë radiologia është një cistë dhe nuk është asgjë. Më tha hajde në dhomën tjetër dhe ta bëj një zbrazje të cistës dhe unë menjëherë pranova as nuk kam logjikuar se u gëzova që nuk tha diçka”, tha Haradinaj për T7.
Katër muaj pasi bashkëshorti i saj Nasim Haradinaj shkoi në Hagë, mjekët suedez e diagnostifikuan me kancer.“Nasimi ishte i mbyllur atje, iu doke që unë jam kon në Kosovë, edhe ai u kon këtu edhe ska mujt me bo kurgjo”, shtoi tutje Haradinaj.
61 vjeçarja tregon se për të ka qenë një periudhë shumë e vështirë.“Më pas kam filluar kimioterapinë. Për 4 muaj tumori jem është rrit është bo 5 cm e gjysmë, plus ka kalu në metastaza, për shkak të infeksionit, nxitjes që e ka bo shpumja në Kosovë që e ka bo radiologja, se nuk kish arrit tumori me kalu në fazën e tretë prej fazës së parë”, tha më tej Haradinaj.
Të tjera
-
Rexhep Taip Erdogan javën e ardhshme viziton Shqipërinë dhe Serbinë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë javën e ardhshme Shq...
-
Këta janë tre anëtarët e familjes Thaqi të arrestuar për fajde dhe detyrim në Prizren
Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për aksionin e zhvill...
-
Bislimi thotë se aplikimi për anëtarësim në BE mbetet prioritet
Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim...
-
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrạsjes në Aktash
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për n...
-
Prokuroria Themelore e Prizrenit jep detaje për arrestimin e tre “fajdexhinjëve” të qytetit
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, pas një hetimi ...
-
Aksion kundër fajdes në Prizren, arrestohen tre të dyshuar – Policia publikon pamjet
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar operacion policor në Prizre...
-
Presioni gjerman për heqjen e masës së sigurisë, kryeparlamentari Konjufca optimist për një zgjedhje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur optimist se do ...
-
KFOR-i patrullon brezin kufitar në Zubin Potok
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ushtarët letonezë, kanë kr...
-
Aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dhënie ryshfeti
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër T.G...
-
Knaus rikthen çështjen e Kosovës në KiE: Qëndrimi i Gjermanisë dhe BE-së një nga gabimet më të mëdha në vitet e fundit
Drejtori i Institutit ESI, Gerlad Knaus, që ka qenë i përfshirë në mënyrë akt...
-
Deputetja Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh
Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shu...
-
Profesori serb Ivan Videnovic: Kërkoj falje që ende nuk kemi mundësi të vëmë lule në varrezën masive në Batajnicë
Profesori i Universitetit të Beogradit, Dr. Ivan Videnovic, ka kërkuar falje ...