Lajme

Grabitje e armatosur në Zubin Potok, hajnat vodhën rreth 7 mijë euro dhe 10 milionë dinarë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 12 April 2022

Një grabitje e armatosur u raportua se ndodhi dje në Zubin Potok.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin duke dhënë detaje shtesë.

Raportohet se katër viktimat, tre femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë kanë deklaruar se tre persona të dyshimtë , të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 10 milion dinarë dhe rreth 7 mijë euro.

-Advertisement-

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Katër viktimat , tre femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milion dinar dhe rreth 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera