Lajme

Grabiten 2 mijë euro në filial mikrofinanciar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 28 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten në mbrëmje, nën dyshimin se ka grabitur 2000 euro në një filial mikrofinanciar në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, rasti i grabitjes ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa i dyshuari, sipas raportueses, ka kryer grabitjen nën kërcënim të sëpatës. Pas grabitjes, ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas nisjes së kërkimit, Policia ka njoftuar se ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë të dyshuarin me iniciale F.H., i lindur më 1995.Në posedim të tij janë gjetur e sekuestruar sëpata dhe 2 mijë eurot.

-Advertisement-

Ai është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti “grabitje”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera