Fun & Video

Gorilla e kopshtit zoologjik habit me dorën si prej njeriu

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 27 December 2019

Drejtuesit e një kopshti zoologjik në Atlanta të SHBA-ve festuan 6-vjetorin e lindjes së gorillës së tyre, të quajtur Anaka, por fotot që shpërndanë i bënë shumë njerëz të habiten.

Ndjekësit në rrjete sociale vunë re se po ta zmadhoje pamjen, gishti i Gorillës dukej shumë i ngjashëm me atë të një njeriu.

Ngjyra prej mishi njeriu, që i shfaqet vetëm te njëra dorë, shkaktohet për shkak të mungesës së një pigmenti.

-Advertisement-

Gorillat, ashtu si majmunët e tjerë, kanë edhe shenja gishtash që mund t’i identifikojnë në mënyrë unike, ashtu si njerëzit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera