Lajme

Gorani: Vështirë të gëlltiten ato që tha Haki Abazi, por Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 16 February 2023

Gazetari Dukagjin Gorani ka folur për akuzat e deputetit Haki Abazi lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ai tha se për të është vështirë të gëlltiten ato që i tha Abazi në konferencën e sotme për media.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund.

Sipas tij, nëse nuk ka ndonjë përgjigje në ditët e ardhshme lidhur me këto pohime të Abazit, atëherë mundtë ketë një ‘dridhje serioze dhe politike në vend’.

-Advertisement-

“Për mua është vështirë e gëlltitishme, mirëpo pas deklarimit të Haki Abazit, unë mendoj që në ditët e ardhshme duhet të ketë përgjigje. Nëqoftese që nëse nuk ka përgjigje për këto pohime tek atëherë mundet me u shkaktu një dridhje serioze edhe politike në vend, meqenëse bëhet djalë për partinë në pushtet dhe mënyra e vetme për me qetsu opinionin publik është me zbardh deri në fund këto”.

Kujtojmë se sot Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit.

Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave të sigurisë dhe sipas tij dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.

“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, tha Abazi në konferencën e thirrur nga vetë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera