“Google Street View” mbërrin në Kosovë, publikohen pamjet e para nga i gjithë territori
Autori: Gazeta inFokus
23:25 | 29 July 2026
Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që i është shtuar shërbimit “Google Street View”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e platformës në Evropë
Pas rreth dy vitesh xhirimesh, “Google” ka publikuar pamje 360-gradëshe të marra mes korrikut 2025 dhe majit 2026, duke mbuluar pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës. Sipas autorëve të artikullit, integrimi i Kosovës ishte vonuar për shkak të statusit të saj të ndërlikuar gjeopolitik, raporton “virtualstreets”.
Përveç qyteteve kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, “Street View” përfshin edhe shumë qytete e fshatra të tjerë, rrugë malore dhe destinacione turistike, përfshirë Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit, Bjeshkët e Nemuna dhe kalimet malore pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në Prishtinë, fotografimet nisën në gusht të vitit 2025 dhe vazhduan edhe në pranverën e vitit 2026. Ndërkohë, pamje janë publikuar edhe nga Podujeva, Fushë Kosova, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja, Hani i Elezit, Leposaviqi, Leshaku, Vushtrria dhe Skenderaj.
Artikulli thekson se “Google” ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative për të vazhduar fotografimin edhe gjatë reshjeve të mëdha të borës në tetor 2025.
Publikimi i “Street View” vjen në një kohë kur Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë turistë dhe bizneset lokale kanë nevojë për një prani më të madhe në hartat digjitale. Sipas artikullit, edhe “Apple” kishte marrë leje për të fotografuar pjesë të Kosovës, por ato pamje ende nuk janë bërë publike.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...


































