Rozë

Gold AG flet për paradën e LGBTI-së: Mos i ngjitni Zotit të pavërteta

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 10 October 2017
Sot në kryeqytet është mbajtur parada e parë e komunitetit LGBTI.

E kjo paradë, u stërkomentua nga shumë persona, ndër ta, edhe fytyra publike duke u ndarë në mes të PRO dhe KUNDËR tyre.

Rreth kësaj çështje, lajmi.net ka kontaktuar me reperin Gold AG, i cili njihet si një nga fytyrat publike të cilët praktikojnë fenë islame, fe kjo e cila kundërshton prirjet e tilla.

Për paradën dhe LGBTI në përgjithësi, reperi ka theksuar se nuk dëshiron që fëmijët e tij të kenë prirje të tilla.

-Advertisement-

“Unë dua që fëmija im të ketë babë e nënë,unë nuk dua që nesër fëmija im të lakmoj në një çrregullim që mendon që e bënë të moderuar. Nuk dua që djali im të martohet me një djalë e as vajza ime me vajzë. Këtë shëmtim e urren Zoti,se disa thonë që Zoti i fal kështu me hormone. Nuk është e vërtetë që Zoti e fal krijesën e tij më të dashur për ta dënuar,mos i ngjitni Zotit të pavërteta se kam frikë që shkaku i juaj mund ta pësojmë të gjithë dënimin e krijuesit fuqiplotë.” janë fjalët e reperit për lajmi.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera