Kush ndjen për kë? Kjo është përgjigja e Gjestit dhe Eglit në Prime
Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 18 January 2025
Romanca mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother Albania është temë kryesore e diskutimin në primen e sontëm.
Ky është një pjesë e diskutimit mes Gjestit, Eglit dhe Xumit:
Gjesti: Për fjalën dashnore kërkoj falje, edhe familjes së Eglit. Me Eglin kaloj shumë mirë, i besoj, lum familja që e ka. Është çikë shumë e mirë.
Egli: Për atë termin dashnore, e kuptoj që në Kosovë përdoret me kuptimin tjetër dhe ia kam shpjeguar Gjestit.
Xumi: Ju jeni fiks interesi, keni gjet njëri-tjetrin dhe vazhdoni primet e tjera. Ndjenjën time e përbuzën e vunë në lojë. Jozi: Më shqetëson shumë se si Egli i pranoi fjalën dashnore.
Pjesë të tjera nga diskutimi në lidhje me përdorimin e fjalës “dashnore” nga Gjesti për Eglin:
Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, lum familja që e ka. Marrëveshje mes nesh? Nuk ka marrëveshje për sjelljen që kemi, çdo gjë është e vërtetë.
Egli: Termi “dashnore” kam zgjedhur ta përdor për të bërë këtë bisedë me Gjestin, kam zgjedhur t’i them që në Kosovë është në rregull, ia kam shpjeguar që këtu kuptohet në një konotacion tjetër, dhe ka rënë dakord për këtë. Jam shqetësuar vetë, nuk ka nevojë të shqetësohet askush.
Aldo: Unë për Eglin kam vlerësim dhe nga jashtë. Shqetësimi im i vetëm ka qenë nëse Gjesti do të bënte ndonjë gafë, siç ne kemi gjuajtur këto fjalë “ta kapa femrën”, apo “dashnore”. Doja të mos binte pre. Duke parë dhe videon, mbase duhet të jetë Gjesti që mos i prishet loja, sepse kam mendimin që Egli është dy hapa para.
Egli: Nuk dua t’i jepen nota romantizmi këtij raporti, jam thjeshtë duke kaluar një kohë të mirë dhe nuk e di pse është kaq problem që ai më jep arsye për të qeshur.
G Bani: U trashëgofshi vëlla, ç’a më intereson mua
Gjesti: Unë atje dashnore i them femrës, këtu e kuptova që është kështu, kërkoj falje. Unë jam ndjerë keq me Jozin, Valbonës dhe Xumit se më kanë përmend histori nga jashtë, u bëra shumë keq se veç gjëra nga jashtë përdorin se nuk kanë forcë tjetër. I kërkoj falje dhe familjes së Eglit për atë fjalë.

T� tjera
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
































