Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 18 January 2025
Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka nisur trajtimin e duhur në një spital psikiatrik në New York pas një periudhe të gjatë sfidash me shëndetin e saj.
Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë një nga personat më të përkushtuar në ndihmën dhe mbështetjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Përmes një postimi në Instagram, Ilirjani informoi se këngëtares i është aplikuar injektimi i parë mjekësor, duke e cilësuar këtë hap si një pikë kthese të rëndësishme drejt rikuperimit të saj.
Në mesazhin e tij emocional, Ilirjani shkroi: “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty!”

Reagime të ngrohta ka pasur edhe nga mbesa e këngëtares, Ani Simaku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se Parashqevi e kishte telefonuar për t’i konfirmuar fillimin e trajtimit. “Pas shumë mundimesh, halla po merr mjekimin e duhur. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën,” ka shkruar Ani Simaku në Instastory.
Në një gjest simbolik, Elton Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë, pikërisht atë që këngëtarja mbante në momentin kur u gjet në stacionin e trenit në Penn Station. Ai theksoi përkushtimin dhe dashurinë që e kanë shtyrë të qëndrojë pranë saj gjatë kësaj sfide të vështirë, duke deklaruar: “Unë do vishem si ti në Penn Station derisa ti të shërohesh!”.

Ky moment shënon një kthesë të rëndësishme në jetën e Parashqevi Simakut, duke sjellë shpresë për një rikuperim të plotë. Mbështetja e afërt dhe dashuria e njerëzve që e rrethojnë kanë qenë vendimtare për këtë hap të madh drejt shërimit.
Për fansat e saj, ky është fillimi i një kapitulli të ri, duke shpresuar që artistja të rikthehet në formën e saj më të mirë dhe të vazhdojë të frymëzojë me artin e saj.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëv...
-
Presidenti i Gjermanisë: Administrata e ShBA ka një botëkuptim të ndryshëm nga i yni
Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman Fran...
-
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të ...
-
7.2 milionë euro për Shqipërinë, BE nis programin e mbështetjes për përshpejtimin e procesit të integrimit
BE në Shqipëri ka nisur zyrtarisht projektin e mbështetjes për integrimin në ...
-
Dërguti: KQZ-ja s’e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se futja në proces të skenimit të ...
-
“Si me qenë staf i Rusisë – si Putini”, Haradinaj thotë se Kurti nuk i shërben vetëm Serbisë
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pres...
-
Osmani takohet me Rutten e Schoofin: Dy përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm...
-
“Kur nuk të beson Washingtoni e EULEX-i, është rrezik për Kosovën’’, Haradinaj për qeverinë Kurti
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pre...
-
“Rezultati për mua është zhgënjyes – E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ramush Haradinaj nga AAK, ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e...
-
Zelensky: Takimi me Putinin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet person...
-
“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në...
-
Zelensky takon Vancen: Ukraina kërkon “garanci sigurie” ndërsa Trumpi kërkon t’i japë fund lụftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten gjatë një takimi me zëv...