Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 18 January 2025
Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar pas shpalljes së pesë finalistëve të sezonit të tretë të këtij formati, duke ngritur pyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre.
Në finale shkuan Driloni, Sara, Xuxi, Vullneti dhe Xheneta, ndërsa befasi e mbrëmjes mbeti eliminimi i dy konkurrenteve të forta, Drenusha Latifi dhe Gresa Gashi, të cilat ishin ndër të preferuarat e publikut.
Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Juliana shprehu habinë dhe zhgënjimin e saj për këtë rezultat: “Për mua ishte shumë çudi që Drenusha dhe Gresa nuk shkuan në finale. Për mua, finalistët do të ishin Vullneti, Drenusha, Gresa, Driloni dhe definitivisht Xheneta ose njëri nga të tjerët. Dhe që dalin këto dyja, por ne e dimë në Big Brother qysh shkojnë situatat, jo gjithçka është me… nuk e di a guxoj me tregu. Por e kam thënë edhe në intervista se jo gjithçka shkon sipas votave. Kështu që iu dua shumë”.
Përmes fjalëve të saj, bukuroshja nga Skenderaj hodhi hije dyshimi mbi transparencën e vendimeve brenda Big Brother VIP Kosova, duke aluduar se përzgjedhjet nuk bazohen gjithmonë vetëm në votat e publikut.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa të formatit kanë ndarë pikëpamjet e tyre mbi procesin e votimit dhe përzgjedhjen e finalistëve.

T� tjera
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
































