Lajme

Gola i VV-së: Plagosja në Shtërpcë s’është e motivuar etnikisht

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 07 January 2023

Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar ngjarjen e rëndë në Shtërpcë, ku u plagosën dy civil serbë, për të cilën ngjarje dyshohet një pjesëtar i FSK-së.

Gola ka shkruar se s’ka nevojë për ndonjë verdikt gjyqësor për të kuptuar se “plagosja e dy serbëve në Shtërpcë nuk është e motivuar etnikisht”.

“Nuk kam nevoje te pres verdikte gjyqesore qe ta di se plagosja e dy serbeve ne Shterpce nuk eshte e motivuar etnikisht. Probabiliteti per dicka te tille eshte zero. Nese rastesisht del te jete etnike, gje qe jam i bindur qe nuk do te del, atehere ajo eshte politike me qellime dhe plane konkrete per destabilizim, te cilin duan me ia faturu shtetit te Kosoves nen diskursin kriminal dhe shfytyrues te koheve te fundit se Kosova na i trajtoka serbet sikurse sikur Millosheviqi dikur shqiptaret”, shkroi ndër të tjera ai

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera