Sport

Gol me dedikim special, Maguire: Jam shumë krenar për sjelljen time

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 25 October 2023

Harry Maguire duket se është më i fortë edhe se kritikat e vazhdueshme që ka koleksionuar në muajt e fundit. Mbrojtësi i Manchester United në dy ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” ka dalluar ndër të tjerët, teksa në sfidën e Champions League ndaj Copenhagen ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores duke i dhënë shanse skuadrës të luftojë për një vend mes 16 skuadrave më të mira të Europës.

Pas ndeshjes me danezët, Maguire theksoi se ishte shumë krenar me mënyrën se si i ka përballuar kritikat e shumta si dhe zbuloi se goli ishte i dedikuar për legjendën Sir Bobby Charlton i ndarë nga jeta vetëm para pak ditësh.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur me sjelljen time në gjashtë deri në 12 muajt e fundit. Këtu te United kam një mundësi të jashtëzakonshme dhe objektivi im i vetëm është ta rikthej skuadrën aty ku duhet të jetë. Goli ndaj Copenhagen është një dedikim për Sir Bobby Charlton dhe familjen e tij”, u shpreh Maguire.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy