Ekonomi

Goditje për xhepin e qytetarëve: Inflacioni në Kosovë kërcen në 6.7%, rritje rekorde e çmimit të ujit dhe rrymës

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 April 2026

Valë e pamëshirshme e shtrenjtimeve gjatë muajve të fundit po e shtrydhë në maksimum fuqinë blerëse të qytetarëve

Furia e çmimeve ka kapërcyer edhe parashikimet më pesimiste të institucioneve ndërkombëtare për Kosovën, duke e çuar normën vjetore të inflacionit në 6.7 për qind në muajin mars të vitit 2026.

Ky përshkallëzim dramatik i faturës së jetesës lë pas shifrat tashmë të larta të fillimvitit, si 5.8 për qind në janar dhe 6.0 për qind në shkurt.

-Advertisement-

Rritja nuk mbetet një barrë vetëm e nivelit vjetor. Dinamika e inflacionit, sipas raportit të ASK-së, tregon se përgjatë kalimit nga një muaj në tjetrin – nga shkurti në mars të vitit 2026 – tregu pa shtrenjtim shtesë prej 1.5 për qind.

Norma Vjetore e Inflacionit në Kosovë
Përshkallëzimi i çmimeve, Korrik 2025 – Mars 2026

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës
Rritja e çmimeve të shërbimeve bazë dhe ushqimeve
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, goditjet më të ashpra vjetore po prekin drejtpërdrejt shërbimet bazike të amvisërive dhe produktet thelbësore ushqimore.

Konkretisht, energjia elektrike është shtrenjtuar me 17.4 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025. Lëndët djegëse të ngurta, ku përfshihen drutë e zjarrit dhe peleti, njohën një rritje prej 15.6 për qind. Në anën tjetër, një rritje edhe më e lartë është shënuar te furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme të lidhura me vendbanimin, të cilat u shtrenjtuan me 31.9 për qind.

Paralelisht, as shporta bazë ushqimore nuk mbetet prapa. Gjatë së njëjtës periudhë vjetore, pemët janë shtrenjtuar me 13.1 për qind, mishi me 12.4 për qind, ndërsa kafja, çaji dhe kakao me 7.8 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët u rritën me 3.4 për qind, ndërsa perimet njohën rritje me 4.9 për qind.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy