Lajme

Goditet me veturë një vajzë në Skenderaj, pëson lëndime të rënda

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 22 December 2021

Një vajzë e mitur është goditur me veturë në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt gjatë së martës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vajza ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Mitrovicë, kurse për tretman të mëtejmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin, ndërsa në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera